ELLOVA

ELLOVA

Sale price  Lek 2,902.00 Regular price Lek 3,055.00
Skip to product information
ELLOVA

ELLOVA

Sale price  Lek 2,902.00 Regular price Lek 3,055.00
Ellova është një suplement nutricional me dy përbërës: Myo-Inositol dhe Acid Folik. Myo-Inositol është një molekulë që prodhohet normalisht nga trupi ynë dhe gjendet në disa ushqime. Roli i saj fiziologjik është të ndihmojë në reagimin e trupit ndaj stimujve nga hormone të ndryshme, si insulina dhe hormone stimulues të folikuleve (FSH). Studime klinike kanë treguar se integrimi i vazhdueshëm i myo-inositolit mund të jetë i dobishëm për normalizimin e profilit metabolik dhe hormonal të grave me PCOS (sindromi i vezoreve polikistike). Acidi folik është një vitaminë e grupit B që shpërbëhet në ujë. Ai kontribuon në metabolizmin e aminoacideve dhe procesin e ndarjes së qelizave. Përdorimi i të dy përbërësve ndihmon në normalizimin e ciklit menstrual, rregullon ciklin ovarial dhe, si rezultat, stimulon ovulacionin.
  • Doza e rekomanduar: 2 bustina në ditë.

  • Intervali: Merret me diferencë rreth 12 orë mes bustinave.

  • Mënyra e marrjes: Mund të tretet në pak ujë ose të merret direkt në gojë.

  • Koha e marrjes: Larg vakteve ushqimore, preferohet me stomak bosh.

  • Kohëzgjatja e përdorimit: Rekomandohet përdorim për të paktën 3 muaj.

  • Shtatzënia: Mund të përdoret deri në tremujorin e dytë të shtatzënisë, vetëm me këshillën e mjekut.

You may also like