Murelax x 20 capsula

Murelax x 20 capsula

Sale price  Lek 1,800.00 Regular price Lek 2,000.00
Skip to product information
Murelax x 20 capsula

Murelax x 20 capsula

Sale price  Lek 1,800.00 Regular price Lek 2,000.00
Ekstrakti i thatë i Tanectum parthenium njihet kryesisht si bimë për trajtimin e migrenës, si dhe dhimbjes së kokës apo dhe simptomave të tjera të lidhura me të. Ai përmban trans crisanthenyl acetate, i cili është një frenues i njohur i prostaglandin sintetazës, dhe për këtë arsye ka një efekt antiinflamator të shkëlqyer, ndikon në muskulaturën e lëmuar dhe pengon çlirimin e histaminës. Ekstrakti i shelgut të bardhë (Salix alba) ka një efekt të ngjashëm me aspirinën, prandaj është përdorur për lehtësimin e dhimbjeve, duke përfshirë dhimbjen e kokës, dhimbjet muskulare, dhimbjet gjatë menstruacioneve, dhimbjet nga artriti reumatoid, osteoartrit, guta dhe dhimbje të shtyllës kurrizore të quajtur ndryshe spondiliti ankilozant. Bari i shelgut është përdorur gjerësisht që nga koha e Hipokratit, kur njerëzve u këshillohej të përtypnin këtë bar për të ulur dhimbjen dhe ethet. Ekstrakti i shelgut të bardhë përdoret gjithashtu për të trajtuar ftohjet dhe infeksionet virale akute të frymëmarrjes. Magnezi ka për qëllim harmonizimin e presionit të gjakut, rregullimin i kontraksioneve muskulare, tonusin vazomotor, zhvillimin e plotë të sistemit përçues neuromuskular. Ginkgo përmirëson qarkullimin e gjakut si në enët e mëdha, ashtu dhe në vena, arterie dhe në kapilarët e gjakut. Si rezultat, përmirësohet furnizimi me oksigjen në të gjitha organet dhe indet. Përmirësohet gjithashtu frymëmarrja, funksioni dhe ritmi i zemrës, aktiviteti i trurit, memoria dhe aftësitë e tjera intelektuale. Xhenxhefili është i dobishëm në çrregullimet neurologjike. Mendohet që marrja e xhenxhefilit ka efekte parandaluese dhe profilaktike për migrenën pa pasur efekte anësore. Vitamina B2 merr pjesë në frymëshkëmbimin e indeve dhe prodhimin e energjisë, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit mendor. Vitamina Bpromovon funksionimin normal të sistemit nervor.   Indikacionet
  •  Dhimbjet e kokës përfshi hemikranite dhe ato me natyrë spastike
  •  Dystonia neuro-vegjetative
  •  Sindroma hipotalamike
  •  Osteokondroza e kolonës cervikale që shoqërohet me dhimbje koke apo qafe
  •  Pasojat e stresit nga mbingarkesa nervore
  • Perdorimi > 1-2 kapsula në ditë me shumë ujë

You may also like