Youth Lab Sensitive Hydrobiome Cleanser – 200 ml
Ky është një pastrues i butë, me teksturë kremoze që, kur lidhet me ujin, transformohet në një shkumë të lehtë dhe qetësuese. Ai pastron nga papastërtitë, djersa dhe make-up-in pa dëmtuar barrierën e lëkurës, duke ruajtur hidratimin dhe reduktuar skuqjen.
Përfitimet kryesore:
-
Qetëson irritimet dhe nuk nxit skuqjen.
-
Forcon barrierën natyrale të lëkurës
-
Rikthen ekuilibrin e mikrobiomës së lëkurës me probiotikë.
-
Hidraton në thellësi me komplekse bio-imitues të aminoacideve dhe karbohidrate
-
Ka vaj liri që vepron anti-inflamator dhe zbut lëkurën.Pa aromë, ngjyra artificiale, sulfate, alkol apo përbërës agresivë.
Indikimet :
-
Lëkurë e ndjeshme, “reaktive” ose me tendencë skuqjeje.
-
Lëkurë me barrierë të dëmtuar (p.sh. pas trajtimeve kozmetike).
-
E përshtatshme edhe për ekzema ose rosacea.
Si përdoret:
Aplikoni një sasi të vogël në lëkurë të lagur (fytyrë, qafë, dekolte), masazhojeni lehtë derisa të krijohet shkumë, dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Mund të përdoret mëngjes dhe / ose mbrëmje.