-5% Off

Avène Vitamin Activ Cg Radiance Intensive Cream 50 ml

Original price was: L5,000.Current price is: L4,750.

Zbuloni fuqinë e një kremi të avancuar kundër plakjes me Avène Vitamin Activ Cg Radiance Intensive Cream – formulë inovative me Vitaminë Cg (Ascorbyl Glucoside), Niacinamide dhe Acid Hialuronik, të dizajnuar për të luftuar shenjat e plakjes, për të reduktuar rrudhat, zbehur njollat dhe rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.

Compare

Description

Avène Vitamin Activ Cg Radiance Intensive Cream është krem anti‑age që kombinon tre përbërës dermatologjikë të fuqishëm për të përmirësuar dukshëm pamjen e lëkurës. Formulë kjo me hidrantim intensiv, shtim të shkëlqimit dhe ulje të rrudhave dhe njollave pigmentare. Tekstura është e pasur, e butë dhe komforte, e bërë për t’u përdorur ditë e natë, për fytyrë, qafë dhe “décolleté”. I përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.

Përbërësit aktivë

Vitaminë Cg (Ascorbyl Glucoside) është forma e stabilizuar dhe e qëndrueshme e vitaminës C, e cila vepron si antioksidant i fuqishëm për të luftuar radikalet e lira, reduktuar pigmentimin dhe rikthyer ndriçimin natyral të lëkurës. Ajo është më pak irrituese se vitaminat C klasike dhe është e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme.

Niacinamide (Vitaminë B3) është një përbërës shumëfunksional që ndihmon në qetësimin e lëkurës, përmirësimin e tonit dhe strukturës, reduktimin e njollave të errëta dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. Vepron gjithashtu si anti-inflamator dhe balancues i yndyrës.

Acid Hialuronik (Sodium Hyaluronate) në formulë ofron hidratim të thellë dhe efekt mbushës, duke e bërë lëkurën të duket më e butë, më e lëmuar dhe më e plotë. Ky përbërës është i njohur për aftësinë për të mbajtur ujin dhe për të rikthyer volumin natyral të lëkurës.

Si t’a përdorësh

  1. Përdorje dy herë në ditë: mëngjes dhe natë.

  2. Pas pastrimit të fytyrës dhe aplikimit të serumit (nëse përdorni), aplikoni krem në fytyrë, qafë dhe dekollte.

  3. Në mëngjes, PAS kremit përdorni mbrojtës dielli (SPF) për të maksimizuar efekte dhe për të mbrojtur nga dëmtimi UV.

  4. Shmangni kontaktin me syrin. Nëse ndodh, shpëlajeni me ujë.


Rezultatet që mund të priten

  • Menjëherë pas aplikimit: lëkura duket më e lëmuar, më hidratuar dhe me shkëlqim të lehtë.

  • Pas ~15 ditëve përdorim të rregullt: lëkura ndjehet më e „plotë”, hidratuar, dhe tonaliteti fillon të uniformizohet.

  • Pas një muaji: dukshëm reduktim i njollave pigmentare dhe rrudhave të holla; lëkura duket më e freskët dhe rinore.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Avène Vitamin Activ Cg Radiance Intensive Cream 50 ml”

Your email address will not be published. Required fields are marked *