Përshkrim
Caudalie Beauty Elixir është një mist i shumëfunksional për fytyrën që përgatit lëkurën para aplikimit të make-up-it, fikson dhe e mban atë gjatë gjithë ditës, dhe rifreskon lëkurën kurdoherë që ju nevojitet. Formula botanike natyrale përmban ekstrakt rrushi për antioksidim dhe shkëlqim, ujë nga lulja e portokallit që qetëson, dhe vajra esencialë si rozmarina dhe mente që tonifikojnë dhe freskojnë lëkurën.
Ky produkt ndihmon në ngushtimin e poreve dhe aktivizon shkëlqimin natyral të lëkurës, duke i dhënë një efekt të menjëhershëm “glow”. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, sidomos për lëkurë të kombinimit dhe të yndyrshme.
Përfitimet kryesore:
-
Ngushton poret dhe përmirëson strukturën e lëkurës
-
Rikthen shkëlqimin dhe freskinë e fytyrës
-
Fikson make-up-in dhe e mban atë të freskët gjatë ditës
-
Tonifikon dhe qetëson lëkurën pa e tharë
-
I përshtatshëm për përdorim si tonik, mist freskimi dhe fikseues make-up
Si të përdoret:
Rrihu mirë para përdorimit. Sprizo në fytyrë dhe dekolte, duke shmangur zonën e syve. Përdor si tonik para kremit, si mist fikseues pas make-up-it, ose gjatë ditës për një freskim të menjëhershëm.











Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.