-15% Off

PHARMAMED VITAMIN D3 2000UI

Original price was: L1,300.Current price is: L1,105.

Produkt dietetik, shtesë ushqimore për plotësimin e përditshëm të vitaminës D3.

Compare

Description

Përbërësit: Vaj i rafinuar luledielli, glicerol, xhelatinë viçi, trigliceride me zinxhir të mesëm, holekalciferol, DL-alfa-tokoferol.

Karakteristikat dhe përdorimi:

Vitamina D3 është një prohormon me disa metabolitë aktivë që veprojnë si hormone. Së bashku me vitaminat A, E dhe K, bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në yndyrë. Marrja e kësaj vitamine përmes ushqimit është shumë e ulët, duke përbërë vetëm 20% të nevojave ditore, sepse shumë pak ushqime përmbajnë në mënyrë natyrale vitaminën D3. Vlerësohet se mbi një miliard njerëz në botë kanë nivele të ulëta të vitaminës D3 në gjak, duke bërë që të flitet me të drejtë për një “pandemi” të hipovitaminozës D, dhe po shqyrtohen pasojat serioze të këtij problemi në shëndetin publik. Vlerat më të ulëta të vitaminës D3 shfaqen gjatë muajve të dimrit. Personat që nuk ekspozohen mjaftueshëm në diell, ata që jetojnë në zona me gjerësi të madhe gjeografike dhe në qytete me ndotje të madhe ajri, janë grupe të rrezikuara për hipovitaminozë D. Përdorimi i kremrave kundër diellit me faktor mbrojtës 30 gjatë muajve të verës e ul sintezën e vitaminës D me më shumë se 95%. Gjithashtu, personat me lëkurë të errët duhet të ekspozohen në diell 3-5 herë më gjatë për të prodhuar të njëjtën sasi të vitaminës D3 si personat me lëkurë të çelët.

Kapsulat e buta me vitaminë D3 2000 IU janë shtesë ushqimore e destinuar për ruajtjen e imunitetit, sepse vitamina D3 kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar. Vitamina D3 gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit normal të muskujve, kockave dhe dhëmbëve.

Mënyra e përdorimit: Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç për plotësimin e përditshëm të vitaminës D3 marrin 1 kapsulë në ditë.

Dy kapsula në ditë mund të merren vetëm me rekomandimin e mjekut.

Shënime: Të ruhet larg nga fëmijët e vegjël!

Produkti nuk është i destinuar për fëmijët nën 12 vjeç.

Produkti të përdoret nën mbikëqyrjen e mjekut.

Mos tejkaloni dozat e rekomanduara ditore!

Shtesat ushqimore nuk janë zëvendësim i një diete të balancuar.

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji mund të marrin këtë produkt me rekomandimin e mjekut.

Paralajmërime: Personat që janë të ndjeshëm ndaj përbërësve të produktit nuk duhet ta përdorin atë. Në rast mbindjeshmërie, ndërpritni përdorimin.

Additional information

Sasia

30 Kapsula

Formulimi

Kapsula, Suplement Ushqimor

Firma

PharmaMed

Specifike për

Kockat, Sistemin Imunitar, Të rritur

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “PHARMAMED VITAMIN D3 2000UI”

Your email address will not be published. Required fields are marked *