Youth Lab – Set Trajtimi për Sytë me Retinoide
Zbuloni duo-në perfekte për trajtim intensiv të zonës së syve, me Youth Lab Eye Treatment Powered by Retinoids Set – një kombinim i fuqishëm i serumit të avancuar me retinoidë dhe patch-eve të pasura me përbërës aktivë, për një pamje më të freskët, të lëmuar dhe rinore.
Kjo paketë ofron një qasje të dyfishtë kundër rrudhave, rrathëve të errët, fryrjes dhe lodhjes, falë veprimit sinergjik të retinoidëve të gjeneratës së re (HPR), peptideve biomimetike, vitaminave dhe përbërësve hidratues dhe qetësues.
✅ Çfarë përfshin seti?
🔸 Eye Serum (15 ml)
Një formulë inteligjente me HydroxyPinacolone Retinoate (HPR) – një derivat modern i Vitaminës A – që zbut rrudhat, rrit elasticitetin, ndriçon rrathët e errët dhe nxit rinovimin qelizor, pa shkaktuar irritim.
I pasur me peptidë, antioksidantë dhe përbërës qetësues, ky serum ofron trajtim të plotë për konturin e syve gjatë natës.
🔸 Hydrogel Eye Patches
Patch-e të butë me strukturë hydrogel, të ngopura me një serum aktiv që freskon, dekongjestionon dhe tonifikon zonën e syve. Ideale për përdorim të menjëhershëm për një efekt "wake-up" ose në kombinim me serumin për një trajtim të thellë anti-age.
Përbërësit aktivë kryesorë:
-
HPR (HydroxyPinacolone Retinoate) – Retinoid i butë, efektiv kundër rrudhave dhe toneve jo të njëtrajtshme.
-
Peptidë biomimetike – Stimulojnë sintezën e kolagjenit dhe përmirësojnë mikroqarkullimin.
-
Vitaminë E – Antioksidant mbrojtës kundër radikaleve të lira.
-
Kafeinë & ekstrakte bimore në patch-e – Kundër fryrjes dhe lodhjes vizuale.
-
Acid hialuronik – Hidratim intensiv dhe efekt “mbushës” për linjat e imta.
Përdorimi i rekomanduar:
-
Përdor patch-et në mëngjes ose para ndonjë eventi për një efekt të menjëhershëm freskues – lëri për 15–20 minuta.
-
Apliko serumin në mbrëmje në zonën përreth syve me lëvizje të lehta derisa të përthithet.
Përdorimi fillestar: çdo 2–3 ditë për të testuar tolerancën, më pas çdo mbrëmje. Mos harroni të aplikoni krem me SPF në mëngjes.