Algal Gocce 12ml

Algal Gocce 12ml

Sale price  Lek 1,140.00 Regular price Lek 1,200.00
Skip to product information
Algal Gocce 12ml

Algal Gocce 12ml

Sale price  Lek 1,140.00 Regular price Lek 1,200.00
Algàl DHA pika është një shtesë ushqimore e acidit dokosaheksaenoik (DHA) e dobishme për të mbushur mangësitë ushqyese ose nevojat e rritura të kësaj lënde ushqyese shumë të rëndësishme.
Përbërja specifike e saj ndihmon në zhvillimin normal vizual tek fëmijët deri në 12 muaj.
Efekti i dobishëm arrihet me marrjen ditore e të paktën 100 mg DHA .
Procesi deodorues dhe shtimi i aromës permireson shijen e produktit dhe siguron vazhdimësinë e marrjes se tij.
Çka është DHA?
Acidi dokosaheksaenoik është një acid yndyre i pangopur i pranishëm në qumështin e gjirit në sasi konstante 7mg \ 100ml, nga kolostrumi deri në muajin e dymbëdhjetë të gjidhënies.
DHA së bashku me acidet tjetra të pangopura është i rëndësishëm sepse është thelbësor për sintezën e membranave qelizore, në veçanti në retinë dhe tru.
DHA depozitohet në sasi të përshtatshme në tru dhe indet jo vetëm në fetus, por edhe tek i porsalinduri gjatë ushqyerjes me gji.
Ushqimi dhe mënyra e jetesës ndikon në nivelet e DHA në qumështin e gjirit.
Disa studime kanë treguar se një marrje adekuate dietike e DHA nga nëna gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji shoqërohet me një përmirësim në zhvillimin vizual dhe kognitiv të foshnjës.
Për gratë ne gjidhënie rekomandohet marrja e të paktën 200mg DHA në ditë.
Përdorimi i Algal DHA pika është i dobishëm në kompletimin e dietës ushqimore, e sidomos kur nuk është e sigurtë marrja e nevojshme me ushqim ose në rast të kategorive në nevoje apo rasteve kur janë në mungesë të DHA.

You may also like