Skip to product information
Benzacare Power Patch është një zgjidhje inovative dhe e shpejtë për trajtimin e puçrrave (akneve) në fazën e hershme, para se të formohet mbushja me pus. Këto patch-e ultra-të holla, transparente dhe pothuajse të padukshme ngjiten lehtë në lëkurë dhe veprojnë direkt mbi zonën e prekur, duke çuar përbërësit aktivë aty ku nevojiten më shumë.
Ky produkt është ideal për njerëzit që duan trajtim të shpejtë dhe diskret për puçrrat e reja, duke i ndihmuar lëkurës të duket më e qetë dhe pa skuqje, pa tharje apo irritim të tepërt
Përfitimet kryesore:
Teknologji 3-në-1: Redukton – Qetëson – Parandalon zhvillimin e puçrrave.
Rezultate të dukshme edhe pas 4 orësh përdorim.
Përbërësit si acid salicilik (0.5%) ndihmojnë në reduktimin e madhësisë së puçrrave, Centella Asiatica zvogëlon skuqjen dhe përbërës qetësues ndihmojnë në prijimin e irritimit.
Patch-et janë rezistent ndaj ujit dhe djersës, pa aromë, vegan dhe mund të përdoren nën make-up.
Ndihmojnë në parandalimin e shenjave duke penguar shtrydhjen dhe prekjen e puçrrave.
Si ta përdorni:
Pastroni dhe thani mirë zonën e prekur.
Vendosni patch-in direkt mbi puçrrën.
Lëreni të veprojë të paktën 4 deri në 12 orë.
Hiqeni me kujdes dhe, nëse është e nevojshme, vendosni një patch të ri.
Për kë është i përshtatshëm:Ky produkt është ideal për njerëzit që duan trajtim të shpejtë dhe diskret për puçrrat e reja, duke i ndihmuar lëkurës të duket më e qetë dhe pa skuqje, pa tharje apo irritim të tepërt