zinelle 1.5 mg është një medikament për kontracepsion emergjent, i cili përdoret për të ndihmuar në parandalimin e shtatzënisë pas një marrëdhënieje seksuale të pambrojtur ose në rast të dështimit të një metode kontraceptive, siç mund të jetë çarja ose rrëshqitja e prezervativit.
Çdo tabletë Ezinelle përmban 1.5 mg Levonorgestrel, një substancë aktive hormonale që vepron kryesisht duke vonuar ose parandaluar ovulacionin. Për këtë arsye, përdorimi në kohën e duhur është shumë i rëndësishëm.
Kur përdoret Ezinelle?
-
Pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.
-
Në rast të çarjes ose rrëshqitjes së prezervativit.
-
Kur ka pasur gabime në përdorimin e metodës së zakonshme kontraceptive.
-
Në situata të tjera kur metoda kontraceptive ka dështuar.
Si përdoret?
Ezinelle duhet të merret sa më shpejt të jetë e mundur pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur, mundësisht brenda 12 orëve dhe jo më vonë se 72 orë (3 ditë). Sa më herët të merret, aq më i mirë është efekti i saj.
-
Merret një tabletë e vetme nga goja.
-
Nëse ndodh të vjella brenda 3 orëve pas marrjes së tabletës, duhet të kontaktohet menjëherë farmacisti ose mjeku, pasi mund të nevojitet një dozë tjetër.
-
Pas përdorimit rekomandohet përdorimi i prezervativit deri në menstruacionet e ardhshme.
Kujdes dhe paralajmërime
-
Ezinelle nuk ndërpret një shtatzëni ekzistuese dhe nuk duhet përdorur si metodë abortive.
-
Nuk ofron mbrojtje ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
-
Nuk rekomandohet si metodë e rregullt kontraceptive.
-
Mund të shkaktojë ndryshime në ciklin menstrual, si menstruacione më të hershme ose më të vonshme.
-
Nëse menstruacionet vonohen më shumë se 5 ditë, rekomandohet kryerja e një testi shtatzënie.
-
Disa barna mund të ndikojnë në efektin e Levonorgestrelit, ndaj duhet këshilluar farmacisti për barnat që janë përdorur kohët e fundit.