-5% Off

Algal Gocce 12ml

Çmimi origjinal qe: L1,200.Çmimi i tanishëm është: L1,140.

Shtesë ushqimore e DHA (acidit dokosaheksaenoik) me origjinë bimore.Përbërja specifike ndihmon në zhvillimin normal vizual të fëmijëve dhe funskioneve kognitive deri në 12 muaj.
Efekti i dobishëm arrihet me marrjen ditore prej të paktën 100 mg DHA.

Compare
Compare

Përshkrim

Algàl DHA pika është një shtesë ushqimore e acidit dokosaheksaenoik (DHA) e dobishme për të mbushur mangësitë ushqyese ose nevojat e rritura të kësaj lënde ushqyese shumë të rëndësishme.
Përbërja specifike e saj ndihmon në zhvillimin normal vizual tek fëmijët deri në 12 muaj.
Efekti i dobishëm arrihet me marrjen ditore e të paktën 100 mg DHA .
Procesi deodorues dhe shtimi i aromës permireson shijen e produktit dhe siguron vazhdimësinë e marrjes se tij.
Çka është DHA?
Acidi dokosaheksaenoik është një acid yndyre i pangopur i pranishëm në qumështin e gjirit në sasi konstante 7mg \ 100ml, nga kolostrumi deri në muajin e dymbëdhjetë të gjidhënies.
DHA së bashku me acidet tjetra të pangopura është i rëndësishëm sepse është thelbësor për sintezën e membranave qelizore, në veçanti në retinë dhe tru.
DHA depozitohet në sasi të përshtatshme në tru dhe indet jo vetëm në fetus, por edhe tek i porsalinduri gjatë ushqyerjes me gji.
Ushqimi dhe mënyra e jetesës ndikon në nivelet e DHA në qumështin e gjirit.
Disa studime kanë treguar se një marrje adekuate dietike e DHA nga nëna gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji shoqërohet me një përmirësim në zhvillimin vizual dhe kognitiv të foshnjës.
Për gratë ne gjidhënie rekomandohet marrja e të paktën 200mg DHA në ditë.
Përdorimi i Algal DHA pika është i dobishëm në kompletimin e dietës ushqimore, e sidomos kur nuk është e sigurtë marrja e nevojshme me ushqim ose në rast të kategorive në nevoje apo rasteve kur janë në mungesë të DHA.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Algal Gocce 12ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *