-7% Off

BIONIKE DEFENCE SUN MATTIFYING FACE CREAM SPF50+

Çmimi origjinal qe: L1,950.Çmimi i tanishëm është: L1,810.

Formulë e re eko-kompatibile, specifikisht e krijuar për lëkurën e yndyrshme me papastërti.

Compare
Compare

Përshkrim

Formulë e re eko-kompatibile, specifikisht e krijuar për lëkurën e yndyrshme me papastërti. Ka një ndjesi të thatë dhe efekt matifikues, ndërkohë që ndihmon në kontrollimin e sebumit të tepërt. E projektuar për të ofruar fotombrojtje të trefishtë për lëkurën:

  • Mbrojtje me spektër të gjerë nga rrezatimi UVA-UVB,
  • Mbrojtje nga radikalet e lira të shkaktuara nga rrezatimi IR,
  • Mbrojtje nga dëmtimi biologjik afatgjatë falë kompleksit Pro-Repair, i cili forcon mekanizmat natyralë të mbrojtjes dhe riparimit biologjik të lëkurës.

E testuar për të qenë jo-komedogjenike (nuk bllokon poret).
Mbrojtje ndaj UVA-UVB-IR.
Rezistente ndaj ujit.

SI TË PËRDORET

Aplikoje përpara ekspozimit në diell në një sasi të mjaftueshme dhe riplikoje shpesh.

A e dinit që filtrat diellorë në të gjitha produktet e mbrojtjes nga dielli mund të njollosin rrobat?
Sa më i lartë të jetë faktori i mbrojtjes diellore i produktit që keni blerë, aq më shumë gjasa ka që rrobat tuaja të njollosen. Çfarë mund të bëni nëse kjo ndodh?

  1. Trajtoni njollat sa më shpejt duke fërkuar lehtë një produkt për heqjen e yndyrës që i përshtatet llojit dhe ngjyrës së pëlhurës (të bardhë/ngjyrë).
  2. Mos përdorni zbardhues dhe/ose ujë të nxehtë, sepse mund të përkeqësoni situatën.
  3. Vazhdoni me larjen në temperaturë të ulët duke përdorur detergjent normal.
  4. Për njolla të forta që nuk hiqen pas larjes së parë, trajtojeni përsëri njollën me heqës njollash dhe lajeni sërish, duke e mbajtur veshjen në ujë gjatë gjithë natës.

Informacion shtesë

Sasia

50ML

Firma

Bionike

Tipi i Lëkurës

Lëkurë e yndryshme

Formulimi

Krem

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “BIONIKE DEFENCE SUN MATTIFYING FACE CREAM SPF50+”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *