Përshkrim
Ellova është një suplement nutricional me dy përbërës: Myo-Inositol dhe Acid Folik.
Myo-Inositol është një molekulë që prodhohet normalisht nga trupi ynë dhe gjendet në disa ushqime. Roli i saj fiziologjik është të ndihmojë në reagimin e trupit ndaj stimujve nga hormone të ndryshme, si insulina dhe hormone stimulues të folikuleve (FSH). Studime klinike kanë treguar se integrimi i vazhdueshëm i myo-inositolit mund të jetë i dobishëm për normalizimin e profilit metabolik dhe hormonal të grave me PCOS (sindromi i vezoreve polikistike).
Acidi folik është një vitaminë e grupit B që shpërbëhet në ujë. Ai kontribuon në metabolizmin e aminoacideve dhe procesin e ndarjes së qelizave.
Përdorimi i të dy përbërësve ndihmon në normalizimin e ciklit menstrual, rregullon ciklin ovarial dhe, si rezultat, stimulon ovulacionin.
-
Doza e rekomanduar: 2 bustina në ditë.
-
Intervali: Merret me diferencë rreth 12 orë mes bustinave.
-
Mënyra e marrjes: Mund të tretet në pak ujë ose të merret direkt në gojë.
-
Koha e marrjes: Larg vakteve ushqimore, preferohet me stomak bosh.
-
Kohëzgjatja e përdorimit: Rekomandohet përdorim për të paktën 3 muaj.
-
Shtatzënia: Mund të përdoret deri në tremujorin e dytë të shtatzënisë, vetëm me këshillën e mjekut.









Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.