Përshkrim
Gastimaxmed është një pajisje mjekësore në formë shurupi (suspension oral), i krijuar posaçërisht për të trajtuar simptomat e lidhura me refluksin gastro-ezofageal dhe hiperaciditetin gastrik. Falë formulës së tij me bazë alginate dhe karbonate, ai vepron shpejt duke krijuar një barrierë mbrojtëse mekanike që parandalon ngjitjen e lëngjeve gastrike drejt ezofagut.
Përfitimet Kryesore:
-
Veprim i Shpejtë: Redukton ndjesinë e djegies (urthin) brenda pak minutave.
-
Barrierë Mekanike: Alginati i natriumit formon një “graft” (shtresë xheli) mbi përmbajtjen e stomakut, duke bllokuar refluksin.
-
Neutralizon Acidet: Përmban karbonate që ndihmojnë në neutralizimin e aciditetit të tepërt në stomak.
-
Mbrojtje e Mukozës: Ndihmon në qetësimin e irritimeve të ezofagut të shkaktuara nga acidi.
Kur duhet të përdoret?
Gastimaxmed rekomandohet për personat që vuajnë nga:
-
Gastro-ezofageal Refluks (GERD): Djegie gjoksi dhe kthim i acidit në fyt.
-
Ezofagiti: Inflamacion i ezofagut.
-
Vështirësi në tretje: Ndjesia e rëndesës pas ushqimit.
-
Kolla nga refluksi: Irritimi i fytit i shkaktuar nga aciditeti gjatë natës.
Mënyra e Përdorimit:
Rekomandohet të tundet mirë para përdorimit.
-
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 10-20 ml pas ushqimit dhe përpara gjumit (ose sipas këshillës së mjekut).
-
Fëmijët nën 12 vjeç: Përdoret vetëm me këshillën e mjekut pediatër.
Përbërësit Aktivë:
-
Alginat Natriumi
-
Bikarbonat Natriumi
-
Karbonat Kalciumi









Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.