Përshkrim
Ialuset Plus është një krem i formuluar posaçërisht për të ndihmuar në shërimin e plagëve, djegieve, çarjeve të lëkurës dhe infeksioneve të lehta. Ky krem kombinon acidin hialuronik, që hidraton dhe rigjeneron lëkurën, me sulfadiazinë argjendi, një përbërës antibakterial që ndihmon në parandalimin ose trajtimin e infeksioneve.
Për çfarë përdoret Ialuset Plus?
-
Plagë të hapura ose të infektuara
-
Ulçera (plagë që nuk mbyllen lehtë)
-
Djegie të lehta dhe të moderuara
-
Çarje të lëkurës nga thatësia ose irritimi
-
Pas ndërhyrjeve dermatologjike ose estetike (si p.sh. pas lazerit, peeling-ut)
-
Plagë diabetike ose plagë nga presioni (plagë në shtrat)









Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.