Lomexin 600mg ovula (2 copë)

L317

Lomexin 600mg ovula është një trajtim vaginal për infeksione nga kërpudhat që ndihmon në qetësimin e kruarjes, djegies dhe sekrecioneve të bardha në vetëm 1–2 netë.

Compare

Përshkrim

Lomexin 600mg është një ovul vaginal që përdoret për të trajtuar infeksionet mykotike vaginale, veçanërisht kandidiazën (infeksion nga kërpudhat), e cila shpesh shoqërohet me kruarje, djegie, sekrecione të bardha dhe erë të pakëndshme. Përmban fentikonazoli, një përbërës me veprim antifungal dhe antibakterial.

Përdoret një ovul në mbrëmje, i futur thellë në vaginë, zakonisht për 1 deri në 2 netë radhazi, në varësi të këshillës së mjekut ose farmacistit.
Rekomandohet që trajtimi të kryhet gjatë natës, para gjumit, për efekt më të mirë dhe për të shmangur rrjedhjen.

Kujdes: Gjatë trajtimit nuk rekomandohet të keni marrëdhënie seksuale dhe nuk duhet përdorur gjatë menstruacioneve. Nëse simptomat vazhdojnë pas trajtimit, kontaktoni mjekun.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Lomexin 600mg ovula (2 copë)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *