-5% Off

Skincode – Essentials Niacinamide Tone Booster 30ml

Çmimi origjinal qe: L5,500.Çmimi i tanishëm është: L5,225.

Skincode Niacinamide Tone Booster është zgjidhja ideale për një lëkurë më të ndritshme, më të njëtrajtshme dhe më të shëndetshme, me tolerancë të lartë edhe për lëkurat më të ndjeshme.

Compare

Përshkrim

Skincode Essentials Niacinamide Tone Booster është një serum i përqendruar me 10% niacinamide (vitamina B3), i formuluar për të uniformizuar tonin e lëkurës, reduktuar njollat pigmentare dhe përmirësuar barrierën mbrojtëse të saj. Me teksturë të lehtë dhe përthithje të shpejtë, ky booster është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato të ndjeshme.

Niacinamida ndihmon në balancimin e prodhimit të sebumit, reduktimin e papërsosmërive, zbutjen e rrudhave të imta dhe përmirësimin e elasticitetit, duke i dhënë lëkurës një pamje më të ndritshme dhe të shëndetshme. I pasuruar me CM-Glucan – përbërësi ekskluziv i Skincode – ndihmon gjithashtu në qetësimin dhe mbrojtjen e lëkurës nga agresorët e jashtëm.


Përfitimet kryesore:

  • Uniformizon tonin dhe ndriçon lëkurën

  • Redukton njollat pigmentare dhe pasojat post-akne

  • Përmirëson strukturën dhe forcën e barrierës së lëkurës

  • Balanson prodhimin e yndyrës dhe zvogëlon pamjen e poreve

  • Efekt qetësues dhe mbrojtës për lëkurën e ndjeshme


Përbërësit aktivë kryesorë:

  • 10% Niacinamide (Vitamina B3) – vepron në pigmentim, yndyrë dhe elasticitet

  • CM-Glucan – përbërës patentuar që rigjeneron dhe mbron lëkurën

  • Glicerinë dhe humektantë të tjerë – për hidratim dhe ruajtje të lagështisë

  • Formula pa aromë artificiale, pa ngjyrues dhe pa parabene


Përdorimi:

Apliko disa pika në lëkurë të pastër në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, para kremit hidratues. Mund të përdoret i vetëm ose i kombinuar me serume të tjera, si pjesë e rutinës së personalizuar të kujdesit për lëkurën.


E përshtatshme për:

  • Të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë të ndjeshmen dhe akneike

  • Lëkurë me njolla, hiperpigmentim, pore të zgjëruara ose teksturë jo uniforme

  • Personat që kërkojnë trajtim të fuqishëm dhe të tolerueshëm për ndriçim dhe rregullim toni

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Skincode – Essentials Niacinamide Tone Booster 30ml”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *