Përshkrim
The Glycolic Acid 7% Toning Solution Set nga The Ordinary përmban dy formate të një prej produkteve më të njohura të eksfolimit kimik: 1 x 240ml + 1 x 100ml, ideal për përdorim të vazhdueshëm në shtëpi dhe për ta pasur gjithmonë me vete edhe gjatë udhëtimeve.
Ky tonik eksfoliues përdor acid glikolik në përqindje 7%, një AHA (alfa-hidroksi acid) i fuqishëm që vepron në shtresën sipërfaqësore të lëkurës për të larguar qelizat e vdekura, pastruar poret dhe ndriçuar pamjen. Me përdorim të rregullt, ndihmon në reduktimin e njollave, teksturës jo uniforme dhe shenjave post-akne.
Formula është e pasuruar me përbërës qetësues si ekstrakti i Tasmanian Pepperberry, Aloe Vera dhe Ginseng, për të ndihmuar në reduktimin e ndjeshmërisë dhe irritimit, duke e bërë produktin të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme (me kujdes).
Përfitimet kryesore:
-
Eksfolim i butë dhe efektiv i sipërfaqes së lëkurës
-
Redukton njollat pigmentare dhe pasojat post-akne
-
Përmirëson shkëlqimin, tonin dhe strukturën e lëkurës
-
Zvogëlon pamjen e poreve dhe yndyrën e tepërt
-
Përgatit lëkurën për absorbim më të mirë të produkteve të tjera
Çfarë përmban seti:
-
The Ordinary Glycolic Acid 7% Toning Solution 240ml
-
The Ordinary Glycolic Acid 7% Toning Solution 100ml (formë travel-size)
Përbërësit aktivë kryesorë:
-
Acid Glikolik 7% – për eksfolim kimik të lehtë
-
Tasmanian Pepperberry Extract – qetësues dhe anti-inflamator
-
Aloe Vera – hidratues dhe zbutës
-
Ekstrakt Ginsengu – për rigjallërim dhe tonifikim të lëkurës
Përdorimi:
Apliko në mbrëmje, 2-3 herë në javë, pas pastrimit të lëkurës. Përdor një pambuk dhe përhape produktin në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Mos e shpëlaj. Vazhdo me serum dhe krem hidratues.
Gjatë përdorimit të këtij produkti, është e domosdoshme të përdorësh mbrojtje nga dielli (SPF) gjatë ditës.
E përshtatshme për:
-
Lëkurë të yndyrshme, mikse ose me akne
-
Lëkurë me hiperpigmentim, pore të zgjëruara dhe strukturë jo uniforme
-
Persona që kërkojnë eksfolim efektiv pa mikrogranula fizike










Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.