Yovita Plus – 10 Bustina
Yovita Plus është një suplement ushqimor i formuluar për të mbështetur ekuilibrin e florës intestinale dhe funksionimin normal të sistemit tretës. Kombinimi i probiotikëve dhe FOS ndihmon në mbështetjen e mikroflorës së dobishme të zorrëve, ndërsa ekstrakti i finokut kontribuon në funksionimin normal gastrointestinal dhe në reduktimin e gazrave.
Formula përmban fermente laktike si Bacillus coagulans, Lactobacillus rhamnosus, Lactobacillus brevis dhe Lactobacillus acidophilus, së bashku me fibra prebiotike FOS. Përmban gjithashtu vitamina të kompleksit B, përfshirë B1, B2, B5, B6, B12, niacinë dhe acid folik.
Për çfarë përdoret?
Yovita Plus mund të përdoret për mbështetjen e florës intestinale në periudha kur ekuilibri i saj mund të jetë çrregulluar, për shembull gjatë ose pas përdorimit të antibiotikëve, ndryshimeve në ushqyerje apo shqetësimeve të tretjes. Mund të ndihmojë në mbështetjen e funksionimit normal të zorrëve dhe në reduktimin e shqetësimeve si fryrja dhe gazrat.
Si përdoret?
Rekomandohet 1 bustinë në ditë. Bustina merret 1 orë para vaktit ose 2 orë pas vaktit, pra larg ushqimit.
Për përdorim korrekt, ndiqni gjithmonë edhe udhëzimet e shënuara në paketimin e produktit.